Malta kryeson OSBE-në për vitin 2024, Hasani: I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Malta kryeson OSBE-në për vitin 2024, Hasani: I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë

Igli Hasani, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme,  ka reaguar pas zgjedhjes së Maltës si kryetare e OSBE-së për vitin 2024.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasani shprehet: “I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë, për të zgjedhur Maltën si kryetare e OSBE-së për vitin 2024, gjatë Ministerialit që do të mbahet në Shkup këtë javë”.

Kryediplomati shqiptar uron kryetarin Bujar Osmani për konsensusin dhe ministrit Ian Borg për besimin e merituar për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në këto momente kritike.

‘I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë, për të zgjedhur Maltën si Kryetare të OSBE-së për vitin 2024, gjatë Ministerialit që do të mbahet në Shkup këtë javë. Urime Kryetarit Bujar Osmani për konsensusin dhe Ministrit Ian Borg për besimin e merituar për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në këto momente kritike.

Mbështetje e plotë kurdoherë e Shqipërisë dhe e imja personale!’- shkruan Hasani.

Ndërkohë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 28 dhe 29 nëntor 2023.

“Ky takim i rëndësishëm shërben për të bërë një pasqyrim më të gjerë të agjendës së NATO-s,  ndërkohë që ajo po fillon të fokusohet në prioritetet kryesore dhe arritjet në kuadër të 75-vjetorit të saj, i cili përkon dhe me mbajtjen e Samitit të Uashingtonit në korrikun e vitit të ardhshëm. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Hasani do të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare si Turqia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Estonia etj” informoi sot ministria e Jashtme.

Menjëherë pas përfundimit të ministerialit të NATO-s, Ministri Hasani do të udhëtojë për në Shkup për të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE, në datat 30 nëntor – 1 dhjetor 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE