Kundër krimit dhe emigrimit ilegal/ Mblidhet komiteti i përbashkët Shqipëri-Angli!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kundër krimit dhe emigrimit ilegal/ Mblidhet komiteti i përbashkët Shqipëri-Angli!

Në Londër u mblodh Komiteti i Përbashkët Mbikqyrës Angli-Shqipëri, në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm.

Bashkëdrejtuar nga ministri i Emigracionit, Robert Jentic dhe ai Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

Pala britanike suksesin e uljes me 90% të shqiptarëve që mbërrin me gomone kërkon ta shtrijë edhe me vende të tjera në Evropë ku mbërrijnë emigrantët e më pas i drejtohen Anglisë.

Në kushtet kur Shqipëria ka bashkëpunuar maksimalisht në çështjet e emigracionit duke përmbushur çfarë i është kërkuar, në emër të qeverisë shqiptare ministri Taulant Balla ka kërkuar lehtësim të regjimit të vizave posaçërisht shtimin e vizave për punonjësit sezonal, lehtësimin e vizave turistike dhe ato të bashkimeve familjare.

Në Londër ministri Balla eci përgjatë rrugëve të Londrës dhe u konsultua me disa oficerë të policisë metropolitane për mënyrën se si ata patrullojnë dhe trajtojnë çështjet e trafikut, përdorimin e kamerave të trupit dhe komunikimi me qytetarët.

Me James Babbage zv. drejtor i përgjithshëm NCA dhe Nick Bellingham udhëheqës i hetimeve krimin e organizuar nga Ballkani, ministri Balla bashkëbisedoi për një sërë çështjesh e me synimin e shtimit të operacioneve të përbashkëta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE