Ministri i Brendshëm takim me Ministrin për Emigracionin Robert Jenrick!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministri i Brendshëm takim me Ministrin për Emigracionin Robert Jenrick!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

Ndërkohë gazeta britanike Daily Mail përmes një reportazhi këtë të hënë është ndalur sërish në emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas gazetës adoleshentët në një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, në Kukës, nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të emigruar në Britani, pavarësisht se Londra zyrtare ka dhënë një program prej 8.4 milion paund për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpi.

“Migrimi masiv ka bërë që Kukësi dhe fshatrat malorë përreth tij të etiketohen ‘qytetet fantazmë’ pasi shumë të rinj dhe familje janë larguar”. Kështu nis artikulli tabloidi i njohur britanik ‘Daily Mail’ kushtuar të rinjve kuksianë, të cilët janë larguar drejt Britanisë së Madhe.

Gazeta shkruan se ndonëse qeveria britanike ka akorduar 8.4 milionë paund për të inkurajuar kuksianët që të qëndrojnë në vendin e tyre, kjo gjë duket se nuk e ka frenuar largimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE