U tha se i dashuri i saj ofendoi shqiptarët, reagon Jori Delli dhe sqaron të vërtetën!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
U tha se i dashuri i saj ofendoi shqiptarët, reagon Jori Delli dhe sqaron të vërtetën!

Modelja shqiptare, Jori Delli, gjatë këtyre ditëve është komentuar për një lidhje të re dashurie. Ajo u tha se po shijon një romancë me reperin italian, Fred De Palma, pas disa fotografive që ky i fundit ka hedhur në Instagram, ku dyshja shihen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, ndonëse nuk shihej fytyra e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fred De Palma (@freddepalma)

Ditën e djeshme, Jori ka konfirmuar këtë lidhje, duke postuar në InstaStory-n e saj, një video ku Fred de Palma është duke performuar ‘freestyle’. Ndër rreshta ai thotë se “e dashura ime është shqiptare”. Ajo e ka shoqëruar videon me ikonë me zemër dhe flamurin shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Megjithatë, pas kësaj videoje, ndjekësit kanë aluduar se artisti ka ofenduar shqiptarët.  Fjalët e tij duket se janë keqinterpretuar dhe u tha se ai kishte ofenduar shqiptarët, duke iu referuar si budallenj. Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi Jori, e cila ka sqaruar si qëndron e vërteta pas këtyre rreshtave.

Dua të bëj një sqarim për videon që hodha ku është Fred që po bën ‘freestyle’, sepse shumica e ka kuptuar, por disa veta kanë menduar se ka ofenduar shqiptarët. Duke folur me atë tjetrin, dhe në këtë ‘freestyle’ ata shahen me njëri-tjetrin, ai thotë: Mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare. Sikur gjasme do e rrah se jam shqiptare. Pastaj i thotë: Në vendin e budallenjëve, je budallai i vendit. Por ai tjetri që ka përballë nuk është shqiptar, është italian. Nuk ka lidhje me Shqipërinë. Më vjen për të qeshur që po sqaroj diçka të tillë, por më mirë ta sqaroj sepse si mund të mendoni ju që unë mund të shpërndaj një video ku shahen shqiptarët?!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE