Moti i keq shkakton tragjedi/ 24 persona goditen për vdekje nga rrufeja dhe disa të tjerë të plagosur

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq shkakton tragjedi/ 24 persona goditen për vdekje nga rrufeja dhe disa të tjerë të plagosur

Njëzet e katër persona janë vrarë nga rrufeja dhe rreth 23 janë lënduar nga shirat në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, gjatë dy ditëve të fundit.

Gujarat u godit nga shirat e dendur të shoqëruar nga stuhi breshëri të dielën dhe sot, me disa zona që regjistruan 144 mm shi në 24 orë. Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka parashikuar se shirat do të vazhdojnë në disa pjesë të shtetit edhe të hënën.

Gujarat është i njohur për fatkeqësitë e shumta natyrore. Në gusht 2020, 14 njerëz vdiqën në vetëm dy ditë për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve.

Një vit më parë, në gusht 2019, 31 persona vdiqën si pasojë e përmbytjeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE