Gjykata e Durrësit vendos arrest në burg me afat dy muaj për “Çipurin”, anëtar i bandës së Gaxhait!

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata e Durrësit vendos arrest në burg me afat dy muaj për “Çipurin”, anëtar i bandës së Gaxhait!

Gjykata e Durrësit ka vleftësuar të vlefshëm arrestimin e ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, Amarildo Sulejmani nga Vlora dhe caktoi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg me afat 2 muaj.

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.

Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

I dënuar më parë për vrasje, Armando Sulejmani, ish-anëtar i bandës së Gaxhait, po lëvizte me një automjet tip Mercedez Benz me targa të vjedhura në zonën e Spitallës kur i është kërkuar nga forcat “Shqiponja” të ndalojë. 48-vjeçari nga Vlora, i njohur dhe me nofkën “Çipuri”, nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

Veprimet  policore çuan në kapjen dhe prangosjen e tij. Policia dyshon se ky person, që lëvizte vetëm natën me automjet me targa të vjedhura, po përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, dyshime këto që duhen dokumentuar në vijim nga grupi hetimor.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte i arrestuari ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i cili është vjedhur më 3 nëntor të vitit të kaluar, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, u gjetën dhe targat origjinale të këtij automjeti që ccuan në identifikimin e shpejtë të pronarit të automjetit. Ai është një 26-vjeccar me banim në Tiranë që u shpall në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.

Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij origjinale dhe targat e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE