Rajmonda Bulku dëgjon këngët e Noizy-t dhe reagimi i saj është për të mos u humbur!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rajmonda Bulku dëgjon këngët e Noizy-t dhe reagimi i saj është për të mos u humbur!

Rajmonda Bulku ka treguar në një intervistë për “Wake Up”, për filmin të cilin po xhiron bashkë me Noizy-n dhe Blerim Destanin, një produksion gjerman.

Rajmonda tregoi se kur njohu Noizy-n në xhirime vendosi të dëgjonte të gjitha këngët e tij dhe i kanë pëlqyer shumë.

“Noizy është djali im (në film). Kur kam shkuar në xhirime, kam hapur Google dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t. Dhe kur vajta i thashë ‘biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë’. Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në sheshxhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin. Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta. Pres të fillojë një serial “Nina” që këto ditë do të fillojë edhe ai, kështu që jam mirë”, tha aktorja e njohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE