Pas vdekjes së aktorit, Jul Deda zbulon porosinë e fundit që i ati i la familjes: Ju dua të…

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas vdekjes së aktorit, Jul Deda zbulon porosinë e fundit që i ati i la familjes: Ju dua të…

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda ka ndërruar jetë duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme. Kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura te publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari. Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Ju dua të qeshur – ka qenë porosia që Zefi u ka lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, dhe kështu shfaqen në një foto që i biri i tij, Juli shpërndan në Facebook.

Julian Deda, përmes këtij postimi ka treguar porosinë e fundit që i la i ati i tij i ndjerë, Zef Deda, i cili u nda nga jeta më 24 nëntor. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe respektin e treguar në këto ditë të vështira. “Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkoje ne vend. Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Jul Deda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE