Rrëfimi emocional i Azemit – i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëfimi emocional i Azemit – i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Azem Gagica ka bërë një rrëfim tronditës në spektaklin e natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka treguar se si familja e tij dhe ai kanë përjetuar dhunë fizike nga babai.

Mes lotësh, konkurrenti ka rrëfyer se që kur ishte fëmijë gjashtëvjeç babai i tij ka ushtruar dhunë fizike në të dhe në të ëmën.

“Babai dhe xhaxhallarët e mi kanë dhënë shumë për Kosovën, edhe kur me u shfry, shfryju në familje të gruaja jote e fëmijët e tu, i kam thënë baba pse nuk po më qaf një herë në jetë, a nuk më do a. Ka ardhur babai prej punës edhe është zënë diçka me mamin, edhe ia ka kap dorën e ka qit në tokë, unë i kam hip në shpinë i kam thënë lëshoje, sepse kam menduar që për shkak meje e ka rrok mamin, jam fajtor unë”, u shpreh ai.

“Kam pasur rastin që kemi shkuar në shkollë, apo diku, unë nuk kam guxuar të shkoj, jam frikësuar që ti flas dajës e tezes. Prapë se prapë, ky është babai im, më ka rritur, më ka ofruar mundësitë edhe duhesh me dhënë dashuri gjithmonë, 21 vjet i kam thënë boll më nuk shkon kështu, prej asaj dite ka nisur që të përmirësohet gjendja. Babai e ka zemrën shumë të mirë, po qajo pjesë ka qenë, unë jam mësuar që të mos dorëzohem, edhe kurrë nuk e lë me ma marrë gëzimin dikush”, shtoi mes tjerash Azemi.

Ai tha se në një moment ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje, pas gjithë kësaj që ka ndodhur.

Kjo histori e Gagicës emocionoi edhe të gjithë banorët e tjerë, të cilët bashkëndjen me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE