Sandër Ruçi s’ishte në homazhet e Zef Dedës: Kishim 20 vite që nuk flisnim

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sandër Ruçi s’ishte në homazhet e Zef Dedës: Kishim 20 vite që nuk flisnim

Zef Deda ndërroi jetë ditën e premte dhe homazhet për në banesën e fundit u bënë ditën e shtunë në Shkodër.

Miq, kolegë dhe dashamirës morën pjesë në homazhet e tij, por u vu re mungesa e artistit, Sandër Ruçi. Ai ka reaguar për këtë veprim të tij duke thënë që ata kanë 20 vite që nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Në një postim që ai ka zgjedhur ta ndajë më miqtë në Facebook, ai tregon se ata janë shokë fëmijërie. Zef Deda dhe Sandër Ruçi janë rritur dhe ushqyer bashkë, por sipas tij jeta të sjell ndarje.

Sandër Ruçi: “Ndarja jonë nuk ka qenë kurrë shpirtërore, më ka pushtuar pikëllimi për këtë humbje. Shpresoj që shpirti i tij të prehet në parajsë. Ishemia ka bërë punën e vet, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme. E dija që ka qenë i sëmurë, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj. Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE