U komentua mungesa e tij nga “DWTS Fan Club”, reagon Elvis Pupa!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U komentua mungesa e tij nga “DWTS Fan Club”, reagon Elvis Pupa!

Është komentuar gjatë braktisja Fan Club-it në “Dancing With The Stars” e aktorit dhe ish-banorit të “BBV2” Elvis Pupës, në moment të fundit. Kjo u duk dhe si njëfarë papërgjegjshmërie edhe kundrejt fansave që e kishin mbështetur dhe ndjekur atë.

Përmes një video-mesazhi, këtë të diel në “Fan Club DTWS”, Pupa ka sqaruar arsyen pse nuk erdhi në program fundjavën e kaluar. Ai shprehet se nuk u ndje mirë fizikisht dhe e kishte të pamundur të vinte në studio. Pupa tha se e ka shijuar këtë eksperiencë në spektaklin e “DTWS”, por kërcimi me rregulla dhe numërimi i hapave nuk është për të, pasi është mësuar që t’i çojë këmbët ku i thotë muzika dhe ritmi.

Siç thotë populli nuk ka qenë risk që unë të isha aty në studion e “Fun Club-it në “DWTS”. Të dielën e kaluar nuk isha dot sepse fizikisht nuk ndihesha mirë, ndërsa këtë radhë ndodhem në Itali, në një event për shqiptarët, që kështu do të flasim nga ky ekrani i vogël këtu. Ju përshëndes të gjithëve, unë për veten time e kam shijuar, aty e zbulova që kërcimin e bëkam vetëm për qejf. Kur më thonë bëje kështu me rregulla, nuk qenka gjëja ime, nuk e ndjej shumë sepse të mbash mend hapat, pastaj, t’i numërosh ato… Unë jam mësuar t’i çoj këmbët ku më thotë muzika dhe ku të më çojë ritmi, por gjithsesi ia besoj profesionin balerinëve që qenka shumë i vështirë, shumë impenjues dhe ju uroj të gjithëve më të mirën. Unë do jem në skenë gjithmonë kur kam diçka për të dhënë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE