Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” të trupave të NATO-s në Kosovë!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” të trupave të NATO-s në Kosovë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se po shqyrtojnë prani të qëndrueshme të trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai këto deklarata i ka bërë në Samitin e Madh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare që mbahet të martën dhe të mërkurën,

Bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së (Josep Borrell) ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 (njëmijë) trupa në Kosovë. Dhe ne jemi duke ekzaminuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë, ka thënë ai.

Stoltenberg i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që menjëherë t’i kthehen dialogut që udhëhiqet nga BE-ja.

Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka shtuar se propozimi i ri për Asociacionin mund të jetë një hap për të ecur përpara dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne nxitëm edhe Prishtinën edhe Beogradin për t’u angazhuar në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe ne gjithashtu besojmë që propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të lëvizur këtë dialog në një drejtim më konstruktiv. Mesazhi im përsëri është për Prishtinën dhe Beogradin është që të dyja palët të përmbahen nga retorika nxitëse dhe sigurisht të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të rrisë më shumë tensionet në rajon, ka thënë Stoltenberg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE