Stoltenberg thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Gaza/ Mjeku rrëfen tmerrin e përjetuar në spitalet e Gazës…

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Gaza/ Mjeku rrëfen tmerrin e përjetuar në spitalet e Gazës…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në prag të Samitit dyditor të Ministrave të Jashtëm të Aleancës që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor, në Bruksel bëri thirrje për zgjatjen e armëpushimit.

Stoltenberg tha se një zgjatje e pauzës humanitare ishte e nevojshme për të lejuar ndihma të mëtejshme për të arritur tek populli palestinez i Gazës, por edhe për të liruar më shumë pengje.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të NATO-s pritet të përsërisë angazhimin e vendeve të NATO-s për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, në një afat të gjatë.

Ndërkohë një kirurg britaniko-palestinez, i cili ka punuar në spitalet al-Shifa dhe al-Ahli në Gaza pas fillimit të luftës, po mban një konferencë shtypi në Westminster në Britani. Profesori Ghassan Abu Sitta, thotë se ai udhëtoi në Gaza më 9 tetor me Mjekët pa Kufij nëpërmjet Egjiptit.

Në pavionin e djegieve në spitalin al-Shifa, mjeku thotë se rreth 40-45% e të plagosurve ishin fëmijë dhe objektivi kryesor i bombardimeve ishin shtëpitë e banimit.

Ai pretendon se janë përdorur bomba me fosfor, duke thënë se ai trajtoi 100 pacientë me 40% të sipërfaqes së trupit të djegur, por pa lëndime të tjera, raporton Sky News.

Kirurgu britaniko-palestinez thotë se raketat fragmentare janë përdorur për të sulmuar Gazën, duke shkaktuar lëndime të rralla te pacientët dhe se pacientët janë amputuar për shkak të këtyre raketave.

Ai po ashtu tha se në ditën e pestë të luftës, gjysma e personave që ai operonte ishin fëmijë. Mjeku tha se janë midis 700 dhe 900 fëmijë me amputim. Amputimi është heqja e një gjymtyre pëshkak të traumës, sëmundjes së keqe ose për shkak të ndonjë operacioni të vështirë.

Në një spital në kampin Jabalia, ai thotë se ishte dëshmitar i një telefonate nga ushtria izraelite me drejtorin e spitalit, i cili u informua se nëse nuk evakuohej brenda dy orësh, spitali do të ishte në shënjestër.

“Një nga skenat më të tmerrshme që kam parë në spitalin Shifa ishte kur, pas sulmit ajror dhe futjes së të vdekurve dhe të plagosurve, anëtarët e stafit vraponin furishëm në departamentin e urgjencës, duke parë fytyrat e të plagosurve dhe të vdekurit për të parë nëse në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve kishte të afërm të tyre”, tha mjeku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE