Zjarr në një banesë në Laç nga shpërthimi i bombolës së gazit, dy të plagosur!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr në një banesë në Laç nga shpërthimi i bombolës së gazit, dy të plagosur!

Shpërthen bombola e gazit e mori flakë një banesë në Laç, dy persona të plagosur. Nga ngjarja aksidentale e shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.2 të qytetit verior, mbetën të lënduar burrë e grua. Një 62-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 61-vjeçe pësuan djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Për mjekim më të specializuar u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë e ku raportohet se për fat të mirë janë jashtë rreziku për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të shpërthimit.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B.B. 62 vjeç dhe M.B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.

Dy ditë më parë, në Tiranë, një 57-vjeçar humbi jetën kur rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 25 nëntor mori flakë një apartament në katin e 5-të të një pallati, në rrugën “Ferit Xhajko”.  Vatra ishte në kuzhinë dhe u përhap deri te dhoma ku gjendej viktima. Për fat të keq nuk mundi të dalë dot jashtë.

Në njoftimin zyrtar thuhej: 

Zjarr në një banesë dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”.

Zjarri ka rënë në një banesë në katin e 5–të, të një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R. D., 57 vjeç.

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko” ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të të një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R.D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE