“Leku letër”, këto shenja do t’i mbushin xhepat plot gjatë vitit 2024

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Leku letër”, këto shenja do t’i mbushin xhepat plot gjatë vitit 2024

Edhe pse na ndajnë akoma disa javë nga fillimi i 2024-, kur bëhet fjalë për financat, astrologët janë gjithmonë një hap përpara.

Verdhushkat e plakut Grande na duhen aq shumë të gjithëve, por me sa yjet do t’u buzëqeshin vetëm disa shenjave, ose më saktë do të besojnë vetëm xhepat e këtyre 3 shenjave.

Zbuloni nëse jeni në listën e fatlumëve.

DEMI/ Demi do jetë ndër më të favorizuarit në sektorin financiar për viti 2024 pasi do të ketë Jupiterin në shenjën e tij deri në maj duke i ofruar mundësi të mëdha fitimi dhe komoditete të tjera. Të lindurit në këtë shenjë do të kenë rritje page, si dhe do t’i gëzohen të ardhurave të bollshme nga një investim ose marrëveshje fitimprurëse që do të bëjnë vitin tjetër. Me pak fjalë, portofoli i tyre do të jetë plot.

PESHORJA/ Ashtu si Demi edhe Peshorja do t’i ketë xhepat plot, të paktën deri në maj të 2024-s, pasi Jupiteri do të jetë në shtëpinë e tij të tetë dhe do t’i japë të gjithë favorin e tij në çështjet financiare. Jupiteri është planeti i fatit dhe i bollëkut dhe kur ndodhet në një shtëpi parash, i ofron shenjës përkatëse zgjidhje dhe mundësi për më shumë të ardhura, rritje, trashëgimi apo kompensim.

AKREPI/ Të lindurit në shenjën e Akrepit janë të tretët e listës që do i gëzohen ndikimit të Jupiterit për vitin 2024. Në ndryshime nga dy shenjat më lart, fati për të nis në maj dhe zgjat deri në fund të vitit pasardhës. Bëni gati planet ku dhe si do i shpenzoni pasi këtë vit paratë do të rrjedhin lumëper ju. Mund të keni rritje rroge në punën ose të merrni një lloj trashëgimie, sponsorizimi apo bonusi që do të shtojë të ardhurat tuaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE