“Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet edhe në këto qytete të tjera në Austri! Zbuloni datat e oraret përkatëse…

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet edhe në këto qytete të tjera në Austri! Zbuloni datat e oraret përkatëse…

“Në Kuadër të Dashurisë” vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Po ashtu në Kosovë, filmin mund ta ndiqni në kinematë Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, Cinestar në Prishtinë, Cinemarine në Prizren, si dhe Kino Hyrije Hana në Gjakovë.

Filmi vazhdon të shfaqet në Zvicër dhe po ashtu në Suedi, ku është rikthyer sërish me disa data të tjera për shkak të kërkesave të shumta. Më 25 Nëntor “Në Kuadër të Dashurisë” u shfaq në Gjermani në rrjetin e kinemave CinemaxX, ndërsa më 28 dhe 29 Nëntor, filmi udhëton në Itali në UCI Cinemas në Milano, Torino, Firenze, Roma dhe Bari.

Më 1 Dhjetor, filmi shkon në Austri në kinema Cineplexx në Vienë, ku do të organizohet dhe një Meet & Greet me yjet tanë. Më 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” udhëton përtej oqeanit, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago. Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në www.films.top-channel.tv.

Gjithashtu përveç se Vienës, filmi do të ketë disa orare të reja edhe në Cineplexx Annenhof Kino (Graz) dhe në Cineplexx Linz, të cilat janë të listuara si më poshtë:

Cineplexx Annenhof Kino (Graz)

03 Dhjetor – 19:00

Cineplexx Linz

03 Dhjetor – 19:00

Cineplexx Donau Zentrum

01 Dhjetor – 20:30 / 21:00

02/07 Dhjetor – 20:15

03 Dhjetor – 17:15

04/05/06 Dhjetor – 20:00

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE