Pas eliminimit, Ina Kollçaku nuk i kursen komentet për jurinëe DWTS: “Nuk mbron dot atë që thotë”

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas eliminimit, Ina Kollçaku nuk i kursen komentet për jurinëe DWTS: “Nuk mbron dot atë që thotë”

Ina Kollcaku është konkurrentja e fundit që është larguar nga gara e “Dancing with the stars”.

Ajo është edhe një nga konkurrentet që ka patur më shumë përplasje dhe pakënaqësi nga ana e jurisë, të cilat nuk ngurronte t’i shprehte publikisht para tyre.

Pas eleminimit, Ina ka qenë e ftuar në një intervistë për “Top Albania Radio”, ku i janë kërkuar disa komente për anëtarët e jurisë.

“Olta është shumë ‘funny’ dhe mendoj që çdo juri duhet të ketë një Olta. Por Olta ka një problem shumë të madh. E di se çfarë duhet të thotë, por nuk e mbron dot atë që thotë”– u shpreh Ina për aktoren, ndërsa më pas komentoi edhe Ilir Shaqirin duke thënë:

“Mendoj që nuk i shpëton dot marrjes së vëmendjes dhe egocentrizmit të tij edhe kur është duke folur për të tjerët.”

Përsa i përket Valbona Selimllarit, Ina u shpreh se tenton të mbajë balanca por gjithmonë i prish ato.

Ndërsa për Lorin, ajo tha: “Lori mua më pëlqen shumë në juri. Mendoj që ishte një pozicion i merituar, por nuk mendoj që po e justifikon pozicionin“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE