Po Elia? Princ Leka shfaqet vetëm në ceremoninë e rëndësishme

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po Elia? Princ Leka shfaqet vetëm në ceremoninë e rëndësishme

Krisja e marrdhënieve mes trashgimtarit të fronit mbretëorë Princit Leka II dhe princeshë Elia Zaharias kanë qenë prej disa javësh në vëmendjen e mediave rozë.

Media ka raportuar vazhdimisht se ka dyshime të forta se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princesësh Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar.

Gjithashtu vetë pak ditë më parë u raportua se prej më shumë se 1 viti Princi Leka nuk e mban më unazën e martesës.

E si për t’i vënë “vulën”, mbrëmjen e sotme Princ Leka ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që kërcasin, por nga Princi dhe nga Elia ende nuk ka asnjë reagim, prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE