Tanimë jo vetëm në SHBA, Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tanimë jo vetëm në SHBA, Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel!

Instagram është duke shqyrtuar mundësinë për përdoruesit në mbarë botën që të shkarkojnë përmbajtjen Reel. Përdoruesit, të cilët deri më tani donin të ruanin një video Reel, kryesisht duhej ta bënin këtë duke e ruajtur atë në Instagram. Përveç se nëse ata jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ku Reels mund të shkarkohen nga qershori. Megjithatë, kjo tani po ndryshon dhe Instagram po fillon të lejojë përdoruesit në mbarë botën të shkarkojnë Reels.

Ndryshimi i ri u njoftua nga shefi i Instagramit, Adam Moser dhe vjen pasi opsioni për të shkarkuar Reels ishte i disponueshëm vetëm në SHBA për muaj të tërë. Ndërkaq, Reels e shkarkuar nga Instagram do të kenë një “shenjë identifikuese” që përmban logon e Instagramit dhe emrin e llogarisë. Kjo nuk është e re, sepse TikTok dhe YouTube tashmë kanë diçka të ngjashme. Instagram ka ardhur me risi ditët e fundit veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyra se si ne mund të ndajmë përmbajtjet tona me të tjerët.

Instagram tani në rangun e veçorive të reja ka shtuar 25 “filtra” për rregullimin e fotografive që postoni në platformë. Këta janë filtrat e parë të rinj të Instagramit ndër vite. Nuk dihet nëse filtrat e rinj janë bërë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, megjithatë The Verge raporton se kjo veçori ishte pikasur në iOS.

Instagram gjithashtu ka zgjeruar funksionin “Close Firends” nga Storie dhe Notes në publikimet në Reels. Përdoruesit e Instagram tani mund të zgjedhin të ndajnë postimet e tyre dhe Reels me një grup më të vogël njerëzish të cilëve u besojnë më shumë në vend të të gjithë ndjekësve të tyre. Duke zgjeruar “Miqtë e ngushtë” në Reels, Instagra, shpreson t’u ofrojë përdoruesve më shumë mënyra për të qenë vetvetja. Ndarja e Reels dhe postimeve vetëm me miqtë e ngushtë është mjaft e thjeshtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE