Çfarë bëri familja e Matthew Perry me pasurinë e aktorit të ndjerë…

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë bëri familja e Matthew Perry me pasurinë e aktorit të ndjerë…

Familja e aktorit të ndjerë Matthew Perry po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit. Në një njoftim thuhet se ata si familje dëshirojnë të nderojnë trashëgiminë e Matthew. “Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”,-theksohet në deklaratë.

Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Roli i Perryt në “Friends” e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë.

Perry u nominua për çmimin Emmy për rolin e tij në Friends. Ai po ashtu kishe luajtur në filma të tjerë, sikurse “Fools Rush In” dhe “The Whole Nine Yards”. Perry kishte folur hapur për problemet e tij me varësinë nga alkooli. Funerali i Matthew u mbajt më 3 nëntor, në Forest Lawn Memorial Park. Miqtë dhe të afërmit ishin të pranishëm, përfshirë edhe 5 yjet e “Friends” dhe të gjithë u emocionuan kur dëgjuan këngën që u mbajt në ceremoni.

Ishte kënga e Peter Gabriel e vitit 1986 “Don’t Give Up”, me Kate Bush. Teksti kishte këto fjalë: “Mos u dorëzo, se ke miq. Mos u dorëzo, nuk je vetëm. Mos u dorëzo, nuk ka pse të kesh turp. Mos u dorëzo, na ke akoma”. Rikujtojmë, se në një nga intervistat e fundit para vdekjes së tij të parakohshme në moshën 54-vjeçare, aktori i ndjerë foli për këtë këngë të veçantë dhe pse e donte aq shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE