Çfarë duhet të dimë për kufjet e pastrimit të ajrit ‘Dyson Zone’!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë duhet të dimë për kufjet e pastrimit të ajrit ‘Dyson Zone’!

Kompania ‘Dyson’ ka publikuar detaje shtesë për kufjet e pastrimit të ajrit ‘Dyson Zone’. Në një faqe të re të dedikuar për kufjet të cilat nuk kanë dalë ende në treg, ‘Dyson’ ka publikuar edhe specifikat e plota, së bashku me datën e prezantimit dhe çmimin prej 949 dollarëve.

Kufjet ‘Dyson Zone’ mbështesin lidhjen Bluetooth 5.0, kanë vrimën audio 3.5mm dhe portën USB-C për rimbushje. ‘Dyson’ pretendon se kufjet në fjalë mund të arrijnë deri në 50 orë punë me një mbushje kur operojnë vetëm me audio, e cila reduktohet në maksimumin e 4 orëve kur kombinohet me pastrimin e ajrit dhe audion.

Kufjet funksionojnë me teknologji wireless dhe kanë një bateri litium-jon 2,600 mAh, me kompaninë që pretendon se pajisja mund të karikohet plotësisht në tre orë. Këto kufje janë të pajisura me 11 mikrofona, tetë prej të cilëve përdoren nga sistemi i avancuar i anulimit të zhurmës (ANC) të pajisjes.

‘Dyson’ thotë se këta mikrofona mund të monitorojnë tingujt përreth 384,000 herë në sekondë, duke reduktuar zhurmën e sfondit deri në 38dB. Lidhur me filtrimin e ajrit, kompania shprehet se një kombinim i filtrave elektrostatikë brenda ‘Dyson Zone’ mund të kapë deri në 99% të ndotjes së grimcave (të vogla sa 0,1 mikron), dhe filtrat e karbonit synojnë gazrat që lidhen me ndotjen e qytetit, si dioksidi i azotit. Këto filtra kanë jetëgjatësi prej 12 muajsh dhe nuk janë ripërdorimshe. Megjithatë nuk dihet ende nëse kufjet mund të përdoren për të parandaluar Covid-19.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE