“Fati i zi” i familjes së ish deputetit, vite me parë humbi bashkëshorten, sot ndërroi jetë e bija

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fati i zi” i familjes së ish deputetit, vite me parë humbi bashkëshorten, sot ndërroi jetë e bija

Në kulmin e rinisë, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo humbi jetën sot si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugorishte vetëm 30 vjeç.

Përcjella për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëjhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër. Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tako. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

“Fati i zi” i familjes së ish deputetit, vite me parë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE