Gjenden të ekzekutuara modelja ruse dhe vajza e saj e mitur në Turqi!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjenden të ekzekutuara modelja ruse dhe vajza e saj e mitur në Turqi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një vilë në Bodrum të Turqisë, ku janë gjetur të ekzekutuara me armë zjarri dhe të mbështjella me çarçaf nënë e bijë. Bëhet fjalë për modelen ruse Irina Dvizova, 42 vjeçe dhe vajzën e saj 15-vjeçare, Dayana.

Të afërmit kishin njoftuar policinë pasi kishin humbur kontaktet prej ditësh. Policia arriti në vilë dhe gjeti gjak në një divan, si dhe gjurmë të një mashkulli.

Ata hapën kamerat e sigurisë dhe vunë re se një makinë ishte ngjitur në një kodër aty pranë. Policia vijoi kontrollet dhe gjeti trupat e pajetë të modeles dhe vajzës së saj të mbështjellë me çarçaf.

Policia turke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Andrey Kuslevich, ish-i dashuri i modeles, që në të kaluarën kishte punuar edhe si shoqërues i një biznesmeni të rëndësishëm ukrainas, raporton Daily Mail.

Sipas mediave në Turqi, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që ish-çifti kishte në lidhje me marrëdhënien e tyre me djalin 20-vjeçar. Në muajin qershor, Irina i ishte drejtuar gjykatës në Moskë dhe kishte bërë kërkesë që Andrey Kuslevich, shtetas lituan, të mos i afrohej djalit.

Djali i quajtur Makar është zhdukur pas ngjarjes së rëndë dhe mendohet që të jetë larguar së bashku me babanë e tij.

Irina Dvizova ishte një modele e njohur në Rusi, ndërsa vajza e saj, e cila kishte ardhur në Bodrum me nënën për të festuar 15-vjetorin e lindjes, kishte më shumë se 30 mijë ndjekës në TikTok dhe synonte që të ndiqte hapat e nënës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE