Greta Gerwig merr “kurorën”, triumfon si regjisorja e vitit për filmin “Barbie”!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greta Gerwig merr “kurorën”, triumfon si regjisorja e vitit për filmin “Barbie”!

Greta Gerwig do të marrë çmimin për regjisoren e vitit për suksesin e filmit “Barbie” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Palm Springs”. Ngjarja do të zhvillohet më 4 janar në qendrën e konventave të resortit në Kaliforni, SHBA. Presidenti i Festivalit Nashathar Singh Chandi tha se:

Greta Gerwig na solli përvojën kinematografike të vitit me ‘Barbie’, kombinimi i përsosur i komedisë, emocionit dhe aventurës që argëtoi dhe rezonoi me publikun, duke u bërë një gur prove kulturor në mbarë botën. Gerwig është një regjisore e talentuar dhe vizioni i saj është sjellë në jetë kaq të gjallë si nga skenari që ajo shkroi bashkë me Noah Baubach ashtu edhe nga bashkëpunimi i saj unik me ekipin krijues të jashtëzakonshëm, efektet vizuale të të cilit rivalizohen vetëm nga interpretimet e jashtëzakonshme të Margot Robbie, Ryan Gosling dhe i gjithë kasti. Jemi të nderuar që t’ia dorëzojmë çmimin për regjisorin e vitit Greta Gerwig.

Rikujtojmë se filmi “Barbie” thyer rekorde për fitimet e mëdha që ka marrë pas publikimit të tij. “Barbie” ka fituar më shumë se 575 milionë dollarë në arkat e Amerikës duke kaluar shifrën e Marios prej 574.2 milionë dollarësh. Kapërcimi i “Barbie” në krye ishte më i shpejtë se ai i “Mario”, duke arritur titullin rekord në vetëm 34 ditë që nga publikimi i tij. Marios, Luigi-t dhe grupit të tij iu deshën 138 ditë për të kaluar kufirin prej 574.2 milionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara.

Krijimi i regjisores Greta Gerwig, duket se e ka tejkaluar edhe filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si realizimi më fitimprurës i çdo kohe për kompaninë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Barbie, në të cilin luan dhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në mbarë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që mbajnë firmën e grave regjisore. Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin amerikan Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar ashpër duke e quajtur si mesazh me elemente diskriminuese, kjo nuk ka patur ndikim, duke mos i frenuar suksesin që pritet të vazhdojë gjatë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48869 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE