Parashikimi i motit, e mërkurë, 29 nëntor 2023!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e mërkurë, 29 nëntor 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti mbetet me vranësira mesatare e të dendura deri në orët e mesditës dhe më pas, na shoqërojnë vranësira mesatare kalimtare.

Po ashtu, nuk mungojnë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në orët e pasdites, reshjet humbasin terren dhe intensitet. Në orët mbrëmjes e në vazhdim ka ndërprerje të tyre në të gjithë vendin. Prezencë të reshjeve të dobëta të borës ka në Alpe dhe në relievet malore në veri e verilindje.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve. Era fryn intensive me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fryn me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
3/17
Re shi

Kukës
-3/11
Re shi borë

Lezhë
2/20
Re shi

Dibër
2/9
Re shi borë

Durrës
8/19
Re shi

Tiranë
9/17
Re shi

Elbasan
6/14
Re shi

Berat
9/19
Re shi

Vlorë
13/20
Re diell

Korçë
3/11
Re diell

Gjirokastër
5/19
Re diell

Sarandë
7/20
Re diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE