I pastrehu fiton 37 mijë euro në lotari por nuk mund t’i tërheq dot paratë për shkak të dokumenteve të skaduara!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I pastrehu fiton 37 mijë euro në lotari por nuk mund t’i tërheq dot paratë për shkak të dokumenteve të skaduara!

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se një i pastrehë ka fituar 37 mijë euro në lotari muajin e kaluar, por që nuk mundi të tërhiqte paratë për shkak se kishte dokumente të skaduara. Më në fund i erdhën në ndihmë autoritetet, duke i mundësuar atij të merrte paratë. Gianluigi, i njohur më mirë me pseudonimin e tij Cassano, nuk ishte në gjendje të tërhiqte paratë në fillim sepse nuk kishte kartë shëndetësore kurse libreza e tij kishte skaduar.

Pas një muaji komplikimesh burokratike, zyrtarët thanë se ai mund të tërhiqte paratë. “Për të tërhequr paratë duhet të kem kartë shëndetësore, por unë nuk kam. Unë kam vetëm një numër të vjetër tatimor që është i pavlefshëm”,- tha Gianluigi. Cassano fitoi në loton 4+1, duke paguar 1.5 euro për biletën.

Ju rikujtojmë, se shteti i Kalifornisë ka miliarderin më të ri në Shtetet e Bashkuara dhe kjo falë një bilete lotarie të Power Ball. Sipas mediave amerikane, fituesi i Jackpot është vetëm një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Fituesi ka rrëmbyer në këtë mënyrë jackpotin e dytë më të madh në historinë e kësaj lotarie. Ai ka mundësinë që të tërheqë të gjithë shumën e plotë për 30 vite ose të marrë 774 milionë dollarë përnjëherë në dorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE