Doli e dyta në “Grande Fratello”, Beatrice Luzzi në “BBV3”: Heidi është një person i rrallë…

vovalbania April 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Doli e dyta në “Grande Fratello”, Beatrice Luzzi në “BBV3”: Heidi është një person i rrallë…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Beatrice Luzzi, ish-banorja e “Grande Fratello” e cila doli në vendin e dytë të këtij sezoni, vjen në Big Brother Albania VIP 3 për një surprizë për shoqen e saj, Heidi. Përpara se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beatrice u takua me Ledionin në studio, ku iu përgjigj disa pyetjeve.

Ledioni: Është përfolur që do jesh opinioniste në “Grande Fratello” ose në “Isola dei Famosi”.

Beatrice: Opinioniste në “Isole dei Famosi” jo. Opinioniste në “Grande Fratello” do më pëlqente, por akoma nuk ka asgjë konkrete.

Ledioni: Ti me Heidin ke pasur një raport, por raportin mes Heidit dhe Maisimilianos, si e shikon kohë më vonë me ngjarjen që ndodhi ashtu siç ndodhi?

Beatrice: Heidi është një person i rrallë, që nuk kishte nevojë të dukej. Kishte një siguri të vetën. Tregonte shumë sensualitet dhe ka qenë një personazh dhe një humbje shumë e madhe dalja e saj. Si ajo dhe unë kemi pasur të përbashkët presionin që Masimiliano na bëri në aspekte të ndryshme. Në momentin që ajo doli nga shtëpia, u përpoqa ta përkrah në aq pak sa më lejoi Masimiliano.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49824 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE