Marina e SHBA çliron anijen izraelite të marrë peng në brigjet e Jemenit!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marina e SHBA çliron anijen izraelite të marrë peng në brigjet e Jemenit!

Zyrtarë të Pentagonit thanë sot se pesë personat që tentuan të merrnin kontrollin e anijes MV Central Park ishin në dukje somalezë.

Marinsat e SHBA i kishin ardhur në ndihmë një anijeje mallrash me lidhje me Izraelin pasi ishte marrë peng pranë brigjeve të Jemenit prej të dielës.

Transportuesja komerciale thuhet se mbante acid fosforik dhe po lundronte përmes Gjirit të Adenit kur u ndalua nga pesë njerëz të armatosur që u ngjitën në bord.

Ekuipazhi i saj ishte mbyllur në dhomën e kontrollit dhe kishte dhënë alarmin, të cilit iu përgjigj luftanija amerikane USS Mason. Pesë sulmuesit kishin tentuar të largoheshin por rrjedhimisht ishin ndaluar nga trupat ushtarakë. Zyrtaret nuk dhanë me shume detaje.

Raportimet fillestare thonin se sulmuesit ishin rebelë jemenitë, por zyrtari amerikan i ushtrisë Pat Ryder tha se besohet se ishin piratë nga Somalia.

Ata nuk tregonin nëse të kapurit kishin bërë rezistencë ose kishin negocjuar për lirimin.

Transportuesja Central Park operohet nga biznesmeni izraelit Eyal Ofer dhe kompania e tij Zodiac Maritime.

Ky ishte një nga disa sulme ndaj mjeteve izraelite që prej nisjes së konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme më 7 tetor. Një tjetër anije në pronësi izraelite u sulmua nga një dron i dyshuar në fundjavë, teksa lundronte në Oqeanin Indian, shkruan rrjeti Associated Press.

Ndërsa në fillim të javës rebelët Houthi morën kontrollin e një transportueseje që besohet se kishte lidhje izraelite.

Jemeni ka qenë në një konflikt të zgjatur civil e ndërkombëtar prej vitit 2014, mes fraksioneve rebele Houthi të mëbshtetur nga Irani dhe qeverisë së njohur që mbeshtetet ushtarakisht nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE