“Unazën e Borës e mora unë”, Romeo zbulon prapaskenat e propozimit të Donaldit

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unazën e Borës e mora unë”, Romeo zbulon prapaskenat e propozimit të Donaldit

Romeo Veshaj pas performancës me Fifin në “Dancing With The Stars” ka zbuluar për publikun edhe disa prej prapaskenave të propozimit të Donad Veshajt për Bora Zemanin.

Propozimi surprizë ndodhi në premierën e filmit “5 herë jo”.

Romeo është shprehur se unazën e ka blerë ai dhe jo Donaldi, që të mos shpërndahej lajmi se ai do t’i porpozonte partneres së tij.

“Dua të uroj kunatën, dua të tregoj historinë e unazës. Unazën Borës nuk ia zgjodhi Donaldi, ia mora unë, sepse Donaldi nuk hynte dot, shikojeni sa e madhe është, e kam provuar tek gishti im. Donaldi më tha nuk mund të futem në argjendari se do e kuptojnë se do t’i propozoj, i thash çke se shkon vëllai, ishte pyetja më trego pak foton e vajzës, më thanë ma përshkruaj pak vajzën, i thash është vajza me sytë më të bukur në botë”, tha Romeo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49851 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE