“Sikur kam humbur dikë të familjes”/ Alban Skënderaj dedikim prekës për ndarjen nga jeta të Eva Tavos

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sikur kam humbur dikë të familjes”/ Alban Skënderaj dedikim prekës për ndarjen nga jeta të Eva Tavos

Këngëtari Alban Skënderaj ka bërë një postim prekës për aksidentin që i mori jetën 24-vjeçares, Eva Tavo, vajza e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavo.

Këngëtari zbulon se Eva ka qenë fanse e tij:

“Eva Tavo, vetëm 24 vjeçe sapo u ndaj nga jeta në një aksident fatal. Një vajzë kaq shumë e kulturuar, e dashur, pozitive dhe sytë i rrezatonin vetëm mirësi.

Një fanse e muzikës sime dhe që fëmijë e deri sot nuk la asnjëherë asnjë event, koncert apo rast të rëndësishëm për mua pa qenë prezentë dhe me dashurinë dhe mbështetjen e saj.

E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dike që është pjesë e familjes. Lamtumirë Eva!”, shkruan ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE