Situata në Ukrainë, kryediplomatët e NATO-s ftojnë homologun ukrainas, Kuleba!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata në Ukrainë, kryediplomatët e NATO-s ftojnë homologun ukrainas, Kuleba!

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, sot takojnë homologun e tyre ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel për të diskutuar situatën në fushën e betejës dhe mbështetjen për Kievin nga Perëndimi. Gjithashtu, në axhendë është përpjekja e Ukrainës për të përafruar aparatin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë me standardet e NATO-s. Kjo në dritën e pranimit të mundshëm të ardhshëm të Ukrainës në aleancë.

Nga Brukseli, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Krisjanis Karins, deklaroi:

Ne duhet të fillojmë të punojmë tani për hapat konkretë, mbi atë që mund të bëjmë si NATO, për të ndihmuar Ukrainën të përgatitet për t’u bashkuar me NATO-n! Ndoshta kjo përfshin çështje legjislative, sigurisht çështje ushtarake, procedura operacionale, pajisje, metoda për të bërë gjëra. Nuk ka shumë nevojë tani për të hyrë në debatin se kur dhe si Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por ne duhet të marrim masa praktike!

Për herë të parë, ministrat e Jashtëm do të diskutojnë në Këshillin e sapokrijuar NATO-Ukrainë, i cili pritet të lehtësojë bashkëpunimin deri në plotësimin e kushteve për anëtarësimin e Ukrainës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë të tij në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në kryeqendrën europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Hasani bëri të ditur se u takua me ministrat e Jashtëm, Hadja Lahbib, Hakan Fidan, Lars Løkke Rasmussen, Margus Tsahkna e Jan Lipavsky.

Po ashtu, kryediplomati Hasani theksoi se “diskutuam mënyrat për të forcuar lidhjet tona dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, duke u fokusuar në veprime konkrete për avancimin e perspektivës Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor”.

Si aleatë dhe partnerë të NATO-s, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë së bashku në forumet ndërkombëtare duke kontribuar për paqen, sigurinë rajonale dhe atë europiane.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE