Gjendja alarmante në Pekin, uji vërshon në rrugë! Njerëzit mbeten të bllokuar!

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendja alarmante në Pekin, uji vërshon në rrugë! Njerëzit mbeten të bllokuar!

Shirat e rrëmbyeshëm vijojnë të godasin rëndë Kinën veriore, duke vrarë të paktën dy persona në Pekin ndërsa shumë të tjerë mbetën të bllokuar.Stuhia “Doksuri”, ka kthyer rrugët në lumenj ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa zona. Dëmet mbeten të rënda me makina të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara kudo.

Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të vërshimit të ujit. Ata po qëndrojnë në gatishmëri për personat që janë në rrezik, ndërkohë që alarmi i kuq ka pushtuar vendin.

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe urat janë shkatërruar nga vërshimi i fuqishëm.

Stuhia vdekjeprurëse “Doksuri” vijon të mbetet shqetësuese për vendin, ndërsa autoritetet paralajmëruan miliona persona të qëndrojnë në shtëpi.

Më shumës se 47 mijë banorë u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë të Pekinit dhe një tjetër qytet verior, deri në përmirësimin e situatës.

Autoritetet kanë raportuar se është hera e parë që nga viti 2011 ku mbetën të vrarë 300 persona, që lëshohet një paralajmërim i tillë për reshje të mëdha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE