Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, transportohen në spital disa persona!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, transportohen në spital disa persona!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier.

Disa të moshuar po transportohen me urgjencë në në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i flakëve që u përhap me shpejtësi.

“Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit”, njofton policia.

Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur me azilin e të moshuarve. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar në shuarjen e flakëve.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si të moshuarit kanë dalë jashtë të ndihmuar edhe nga stafi që kujdeset për ta dhe gjendja e tyre duket se është tejet e vështirë. Ata kanë pritur jashtë mbërritjen ambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme.

Punonjësit u kanë ardhur në ndihmë atyre dhe i kanë qëndruar pranë deri në mbërritjen e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE