Anëtarësimi europian i Shqipërisë, kushtet greke për Belerin!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Anëtarësimi europian i Shqipërisë, kushtet greke për Belerin!

Në numrin e sotëm, gazeta greke “Kathimerini” publikon tri kushtet në çështjen Beleri, që Greqia na ka vendosur, për të pranuar hapat e ardhshëm të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ato bazohen në një deklaratë me shkrim, të depozituar dje në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe iu bashkangjitën letrës së dërguar Tiranës e Shkupit nga 27 vendet e BE-së, për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave.  Konkretisht, Greqia kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë, si dhe prezumimi i pafajësisë.

Ashpërsimi i qëndrimit grek, lidhet me intolerancën që Tirana ka treguar këtë periudhë, por është edhe një mesazh për partneret europianë, që vlerësojnë se Greqia po e kthen në dypalëshe çështjen Beleri, duke injoruar dimensionin e saj thellësisht europian.

Në deklaratë thuhet:

Për Greqinë, situata që mbizotëron bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta europiane, kriteret e anëtarësimit e të drejtën europiane, të cilat janë të panegociueshme. Çështja Beleri përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor e të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të pjesëtarëve të pakicës etnike greke. Ndaj, Greqia nuk do të bjerë dakord për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura.

Deklarata greke jep një historik të shkurtër të çështjes dhe thekson se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, vazhdimisht Beleri ishte në shënjestër të sulmeve të drejtpërdrejta verbale nga lidershipi politik shqiptar.

Pavarësisht minimit të kandidaturës, ai ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës që arriti të zgjidhej në 61 bashkitë e vendit.

Pala greke përfshin edhe dimensionin minoritar të çështjes, pasi akuzon Shqipërinë për praktikë diskriminuese “kundër një anëtari të një pakice etnike, të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare”.

Paraburgimi i Belerit, pothuajse shtatë muaj pas zgjedhjes së tij, bie në kundërshtim me ligjin shqiptar sipas të cilit është e qartë se marrja e detyrave nuk duhet të ndikohet nga procesi apo përfundimi i çështjeve të pazgjidhura, pasi është një akt i thjeshtë administrativ, i cili nuk cënon pavarësinë e gjyqësorit.

Në vijim, arrihet në përfundimin:

Parandalimi i betimit të kryebashkiakut të zgjedhur është një vendim politik, i ndërgjegjshëm i qeverisë shqiptare, që pasqyron përbuzjen e saj ndaj parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Vlen të theksohet se kjo deklaratë specifike me shkrim është tashmë qëndrimi i regjistruar zyrtarisht i Greqisë për procesin e anëtarësimit në BE dhe do të shoqërojë çdo hap të Shqipërisë, nëse sigurisht, nuk përputhet me çështjet themelore të ngritura nga Athina e që janë pjesë përbërëse e shtetit ligjor europian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE