Erë dhe det i trazuar, njoftim për lundrimin sot, nesër e të shtunën!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erë dhe det i trazuar, njoftim për lundrimin sot, nesër e të shtunën!

Erë e fortë e dallgë deri në 3.5 metra të larta, Drejtoria e Përgjithshme Detare doli me një njoftim të rëndësishëm për sot nga ora 16:00, si edhe nesër e të shtunën e 2 dhjetorit. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar duhet të kenë në konsideratë parashikimet mbi përkeqësimin e kushteve atmosferike, si dhe iu kërkohet të marrin masa për t’u siguruar. Kjo me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, sot do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Nesër, pezullohen. Po kështu edhe tragetet e linjës Durrës -Bari-Durrës, që po nesër pezullohen në të dy drejtimet. Në atë Sarandë-Korfuz-Sarandë, anijet do të vazhdojnë lundrimet normalisht.

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.

Anijet e transportit  ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme  do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.

Anijet e linjes  Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

Per çdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.

Për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, kryesisht me vranësira, më tepër prezente në zonat e veriperëndimit dhe jugut. Herë pas here aty ka edhe reshje shiu. Temperaturat variojnë 1-23 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE