PS-ja propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore/Nisma depozitohet në Kuvend!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PS-ja propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore/Nisma depozitohet në Kuvend!

Në Kuvendin e Shqipërisë, maxhoranca depozitoi nismën ligjore për ndryshime në ligjin për “Komisionet Hetimore”. Në një dalje për mediat, deputetja socialiste, Ermonela Felaj tha se ishte e nevojshme të rishikohej ligji, si dhe vuri në dukje se janë kujdesur që të analizojnë të gjitha praktikat më të mira ligjore.

Ne i bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por kjo ra në vesh të shurdhër. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktikat më të mira ligjore, të vendeve të rajonit, të Bashkimit Europian e jo vetëm, sa i takon komisioneve hetimore. Për komisionet hetimore, u mor si model ligji gjerman. Por, ligji gjerman nuk u mor i plotë dhe ka pasur mangësi të dukshme.

E pyetur lidhur me pjesëmarrjen e opozitës, Felaj përsëriti se ka kërkuar që të jenë anëtarët e opozitës, por siç tha, “askush nuk ka dashur të ulet në tryezë”.

Eshtë e njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore, si e drejtë e opozitës, por nuk është një e drejtë e pakufizuar. ¼-ta e deputetëve të Kuvendit kanë të drejtë të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Ligji i vitit 2002 e ka detajuar këtë kërkesë për të drejtat e pakicës.

Unë i kam ndjekur me vëmendje edhe qëndrimet e anëtarëve të opozitës e nuk më rezulton që dikush aty të ketë dashur që të ulemi në një tryezë pune e të punojmë me një tryezë të përbashkët. Koha nuk pret, puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë, që mos të zëvendësojmë punët e prokurorisë dhe të gjykatës.

Rreth një javë më parë, kryeministri Edi Rama e pranoi se ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë kushtetuese e pakicës, por tha se “një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, përsa kohë kërkesa për ngritjen e tyre bazohet në thashetheme”.

I pyetur nëse ka në plan t’i bllokojë opozitës mundësinë për të ngritur komisonet hetimore deri në kryerjen e ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për to, Rama theksoi se “ka rregulla” dhe se ai “nuk do të lejojë ngritjen e tyre, për të sulmuar me metoda barbare kundërshtarin politik”.

Sipas shefit të qeverisë, vendi ynë ka marrë dhe “shqiptarizuar” modelin gjerman për komisionet hetimore e për këtë arsye “janë të nevojshme ndryshimet dhe rishikimi i ligjit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50477 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE