Kur do të prezantohet Mercedes-AMG GT 2024…

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur do të prezantohet Mercedes-AMG GT 2024…

Makina e re sportive Mercedes-AMG GT do të prezantohet më 17 gusht në panairin e makinave Pebble Beach Concoues d’Elegance në Kaliforni, si pjesë e Monterey Car Week. Gjenerata e dytë e makinës sportive me motor të përparmë të Mercedes-AMG e cila zëvendësoi SLS është “binjaku coupe” i kabrioletit më të fundit Mercedes-AMG SL.

Mercedes-AMG GT pritet që të lançohet me një motor V8 me turbo të dyfishtë me benzinë, edhe pse versionet plug-in hibrid si dhe motorët më të vegjël me gjashtë cilindra, apo edhe me katër cilindra me fuqi të lartë mund të vijnë në një datë të mëvonshme. GT-ja e re do të ofrohet ekskluzivisht si një “coupe”, pa ndonjë planifikim për versionin kabriolet, pasi që ai rol do të plotësohet nga SL.

Fotot e publikuara të AMG GT-së së re kanë dalur në internet më herët gjatë vitit, të cilat shfaqnin një pamje më agresive me shenja dizajni dhe përmasa trupore të ngjashme me kabrioletin SL. Versionet e nivelit të lartë pritet të marrin një dizajn edhe më të spikatur të pjesës së përparme, me një hapje më të madhe të griles me dy pjesë të frymëzuar nga modeli kryesor GT Black Series të linjës aktuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE