Deti me dallgë nga era e fortë pezullon lundrimet e trageteve me Italinë, por jo me Greqinë!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deti me dallgë nga era e fortë pezullon lundrimet e trageteve me Italinë, por jo me Greqinë!

Për shkak të erës së fortë e dallgëve deri në 3.5 metra lartësi, për sot janë pezulluar lundrimet e trageteve në linjat Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari-Durrës. Pezullimet nuk prekin anijet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë, që vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme Detare doli me një njoftim të rëndësishëm duke paralajmëruar edhe drejtuesit e mjeteve të vogla e të anijeve të peshkimit. Atyre iu kërkuar që deri më 2 dhjetor, pra nesër, të marrin masa për t’u siguruar, me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare.

Për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me vranësira mesatare e të dendura, si edhe me alternime kthjellimesh, kryesisht në qendër. Në zonat e veriperëndimit e të jugut ka reshje shiu. Temperaturat variojnë 3-22 gradë celcius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si edhe me alternime kthjellimesh, kryesisht në zonën qendrore. Në zonën e veriperëndimit ka reshje shiu me intensitet të ulët e po ashtu mesatar, në formë shtrëngatash, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në jug nuk mungojnë reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në formën e shtrëngatave tepër afatshkurtra. Ka edhe mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë intensive e me drejtim jug-juglindje, si edhe me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina ka erë intensive e problematike, me shpejtësi 12-18 m/sek. Valëzimi në dete është i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
7/18
Diell re shi

Kukës
3/16
Diell re

Lezhë
5/18
Diell re shi

Dibër
3/12
Diell re

Durrës
9/22
Diell re

Tiranë
10/21
Diell re

Elbasan
9/19
Diell re

Berat
7/21
Diell re

Vlorë
9/21
Diell re shi

Korçë
4/14
Diell re

Gjirokastër
6/14
Diell re shi

Sarandë
10/20
Diell re shi

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE