Dua Lipa zyrtarisht ambasadore e markës Porsche!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa zyrtarisht ambasadore e markës Porsche!

Kompania e makinave Porsche dhe ylli i muzikës pop Dua Lipa po njoftojnë një partneritet të ardhshëm. Partneriteti i bërë publik tashmë në Instagram, e shfaq Dua Lipa-n pas timonit të Porsche-eve klasike dhe moderne, si legjenda ‘911’ dhe ‘Taycan futuristik’ tërësisht elektrik, duke u kërkuar fansave që të mbajnë sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ky partneritet i ri mes këngëtares dhe Porsche, përfaqëson konvergjencën e dy emrave me fuqi të jashtëzakonshme yjesh, qoftë në industrinë e muzikës apo në industrinë e automobilave. Fansat e Dua-s dhe markës Porsche duhet të jenë të emocionuar për potencialin e asaj që të dy mund të bëjnë së bashku.

Ndërkaq, Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”. Thuhet se ylli i muzikës pop po synon të nisë turneun e saj të parë në stadium vitin e ardhshëm. Lipa po kërkon të bëjë një hap nga shfaqjet në arenë pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ku performoi 12 shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Turneu i saj “Future Nostalgia i vitit 2022” pati 12 shfaqje në arenë në Angli, kështu që disa koncerte në stadium janë padyshim të mundshme. “Për momentin nuk ka data të konfirmuara”,-thanë burimet Albumi i dytë në studio “Future Nostalgia” u publikua në mars 2020 dhe fitoi tre çmime “Grammy”, duke përfshirë çmimin “Albumin e Vitit”, në ceremoninë e 2021. Kjo vjen pasi u zbulua se Dua, Madonna dhe Coldplay janë pretendentët kryesorë për të performuar si titullar në “Glastonbury” në 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE