Pranga mashtruesit në Tiranë, bashkëpunoi me tre të tjerë për të përfituar 50 mijë euro!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pranga mashtruesit në Tiranë, bashkëpunoi me tre të tjerë për të përfituar 50 mijë euro!

Bashkëpunoi me tre persona për të përfituar 50 mijë euro përmes mashtrimit nga një shtetas duke iu prezantuar si përfaqësues i një personi publik, një në pranga në Tiranë. Në vijim të operacionit policor të koduar “Repeat”, u arrestua një 29-vjeçar me banim në Shkodër. Sa i përket bashkëppunëtorëve të tij, dy u prangosën dhe një është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K.L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A.Gj. dhe R.B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim, autori i disa vjedhjeve në Durrës u arrestua nga policia. Për disa grabitje në tre zona të ndryshme të qytetit bregdetar, në pranga ra një 32-vjeçar, i cili u kap pas denoncimeve të banorëve të prekur. Vjedhjet kanë ndodhur në 10 ditët e fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Iljaz Lufta, 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari më 20 nëntor ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14, Shkozet. Tri ditë më pas, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal një shtetasi tjetër, ndërsa në Ditën e Flamurit, në lagjen nr.17, Lufta dyshohet se i vodhi celularin dhe një shumë parash një gruaje 66- vjeçare.

Policia njoftoi se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas që akuzohet për vjedhje të kryer në mënyrë të vazhdueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE