Pse ndjekësit janë të bindur që Vëllai i Madh në “Big Brother Vip 3” është vetë Luizi (FOTO)

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse ndjekësit janë të bindur që Vëllai i Madh në “Big Brother Vip 3” është vetë Luizi (FOTO)

Big Brother Vip 3 do të nisë në muajin Janar të vitit të ardhshëm. Kjo u konfirmua mbrëmjen e sotme edhe në spektaklin e DWTS.

Ajo që bie në sy është fakti që Vëllai i Madh ka ndryshuar logon, duke hequr syrin blu për ta zëvendësuar me një tjetër, i cili mesa duket është i njohur për shumë ndjekës.

Vip Magazine bëri një vëzhgim në faqen zyrtare të BBV, ku shumë komentues kanë shkruar se bëhet fjalë për syrin e Luiz Ejllit, fitues i edicionit të dytë të këtij formati.

Vetë Luizi ka artikuluar jo pak herë se do të donte të ishte pjesë e produksionit në sezonin e ardhshëm.

Kjo lidhet edhe me ridimensionimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri i cili këtë vit do të vijë nën drejtimin e Ledion Liços./Vip-Magazine/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE