“Big Brother Vip” nga Janari 2024 vetëm në Top Channel!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Big Brother Vip” nga Janari 2024 vetëm në Top Channel!

“Big Brother VIP Albania 3”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë në muajin janar të vitit 2024. Tashmë lajmi u konfirmua zyrtarisht në “Dancing With The Stars”, ku u prezantua edhe promoja e shtëpisë më të famshme në vend.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Prej muajsh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother VIP” dhe të gjithë po e presin me padurim.

Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por një ditë më parë faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” tregoi se kur do të nisë, megjithëse vetëm sot u konfirmua muaji. Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE