Shkeli rregullat e Policisë së Shtetit, përjashtohet kryekomisari Stiljan Pasho!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkeli rregullat e Policisë së Shtetit, përjashtohet kryekomisari Stiljan Pasho!

Kryekomisari Stiljan Pasho është përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi një ditë më parë u arrestua pas dyshimeve për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

Pas kërkesës për të pezulluar shefin e Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, drejtuesit e miratuan menjëherë.

Përjashtimi u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, “Rastet e veprimeve korruptive”, “Përdorimi i pozitën si punonjës i Policisë, për interesa private” dhe “Shkelja e rëndë e kompetencave të Policisë”.

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Elbasan-Korçë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë hetuar dyshimet prej disa javësh.

Dyshohet se kryekomisari ka shfrytëzuar pozicionin si shefi i Policisë Kufitare Korçë, për të favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në Pikën Kufitare Kapshticë.

Veprime të tilla janë kryer në kohë të ndryshme. Rasti i fundit ka qenë më 27 nëntor, ku Stiljan Pasho favorizoi shtetasin Lorenco Lika të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet.

Top Channel mësoi një ditë më parë se kryekomisari ka shoqëruar personalisht Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin.

Më pas ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht. Në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe vetë në mjet me shtetasin e arrestuar dhe një tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë. Droga ndodhej në pjesën e bombolës së gazit në bagazh.

Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë, të cilët bënë të mundur arrestimin e dy të rinjve dhe sekuestrimin e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek. Hetimet në kuadër të këtij procedimi vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE