Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka kërkuar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të lejojë Suedinë të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

Stoltenberg tha për “Associated Pres0s” se i bëri thirrje Turqisë ta finalizojë procesin, gjatë një takimi me presidentin Erdogan të premten në margjinat e samitit të klimës në Dubai.

“E takova presidentin Erdogan mëngjesin e sotëm dhe ia përsërita mesazhin se ka ardhur koha për ta finalizuar procesin e pranimit për Suedinë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg nuk ishte në gjendje të përcaktonte kohën se kur mund të kompletohet procesi i miratimit të anëtarësimit.

“Nuk jam në gjendje ta jap një datë të saktë, por e mirëpres faktin se para disa javëve presidenti Erdogan i dorëzoi dokumentet për ratifikim në Parlamentin turk”, tha shefi i NATO-s.

Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk e kanë aprovuar ende formalisht anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49708 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE