Arrestohet nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë!

Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Breçani, ish drejtor i policisë së Tiranës.

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dy ditë më parë (30 nëntor) nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë. Dyshohet se Ismail Zeneli për gjetjen e vendodhjes se vëllezërve kërkoi dhe mori informacion nga Dedan Gjoni, ish shefi i krimeve në komisariatin nr.6.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier. Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Me arrestimin e Ismail Zenelit, shkon në 6 numri i urdhër-arresteve të ekzekutuar. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani (djali i Erzen Breçanit), pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE