E pyesin për partnerin, Samanta Karavella bën të largohet nga intervista: “E egzagjeruat tani!”

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pyesin për partnerin, Samanta Karavella bën të largohet nga intervista: “E egzagjeruat tani!”

Samanta Karavella ka qenë e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme në programin “Më lër të flas”.

Prej kohësh ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë një mungesë në ekranet shqiptare.

Këngëtarja bëri me dije se arsyeja e shpërnguljes së saj nga Shqipëria, është dashuria.

Dy binjakët po mundoheshin ta ngacmonin këngëtaren të zbulonte sa më shumë për marrëdhënien e saj, ama ajo preferoi të mbante gjithçka për vete duke ndarë shumë pak detaje.

Madje në një moment ajo u ndje në siklet nga pyetjet e shumta për partnerin, aq sa u çua në këmbë dhe bëri të ikte tek iu drejtua binjakëve “e egzagjeruat tani”.

Nga ato pak sa tha këngëtarja, u kuptua se partneri i saj është i huaj pasi u shpreh se ai “di pak shqip”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/12/VID-20231202-WA0050.mp4

Kujtojmë se Samanta i ka dhënë fund beqarisë teksa i ka thënë “Po” propozimit për martesë që iu bë në 29 dhjetor të vitit 2021.

Asokohe u bë me dije se djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin e propozimit për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e Instagram-it.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE