Defekt me airbag, Chrysler tërheq nga tregu amerikan mbi 200 mijë automjete!

vovalbania March 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Defekt me airbag, Chrysler tërheq nga tregu amerikan mbi 200 mijë automjete!

Chrysler si një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në SHBA ka njoftuar tërheqjen nga tregu të 286 mijë automjeteve për shkak të një defekti në airbag. Lajmin për tërheqjen e makinave e ka bërë me dije Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Sipas rregullatorit amerikan, ky vendim vjen pasi është konstatuar se fryrësit e airbag-ut mund të çahen në fragmente të mprehta metalike që godasin pasagjerët dhe rezultojnë në lëndime ose vdekje. Bëhet e ditur se kjo tërheqje do të ndikojë disa modele Dodge Charger dhe Chrysler 300 2018-2021. Vitin e kaluar Stellantis kishte paralajmëruar 29 mijë pronarë të Dodge Ram të vitit 2003 që të ndalonin menjëherë drejtimin e makinave në pritje të riparimeve. Ky paralajmërim erdhi pasi një person u vra kur një fryrës i airbag-ut Takata shpërtheu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48830 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE