Juliana Nura dhe Dion mbyllin rrugëtimin e tyre në spektaklin e “Dancing With The Stars”!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Juliana Nura dhe Dion mbyllin rrugëtimin e tyre në spektaklin e “Dancing With The Stars”!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve në natën e kërcimeve trio.

Ku ka një garë ka gjithmonë edhe eliminime. Juliana Nura dhe partneri i saj i kërcimit Dion ishin të eleminuar. Ata ishin në një dance off përballë Irgen Çelës dhe Jorës, por juria zgjodhi që këta të fundit të vazhdojnë garën. Mbetet për tu parë si do të jetë java e ardhshme e spektaklit. Moderatorja Bora Zemani u shpreh se e premtja që vjen do t’i dedikohet viteve më të rëndësishëm në jetën e konkurrentëve të DWTS.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE