Lindir dy zogj ‘kivi’ në kryeqytetin e Zelandës së Re!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lindir dy zogj ‘kivi’ në kryeqytetin e Zelandës së Re!

Për herë të parë pas më shumë se 100 vjetësh u lindën dy zogj të tipit ‘kivi’ në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington. Zogu ‘kivi’ ndryshe njihet edhe si zogu kombëtar i Zelandës së Re. Termi ‘kivi’ shpesh përdoret për t’iu referuar njerëzve vendas të vendit.

Siç raportohet këta zogj të veçantë me gëzof që nuk fluturojnë janë ndër më të rrezikuarit në Zelandën e Re dhe autoritetet besojnë se kanë munguar në kryeqytet për breza të tërë. Në nëntor të vitit 2022, 11 zogj ‘kivi’ u lëshuan në një sipërfaqe të madhe toke bujqësore kodrinore në Makara, 25 minuta në perëndim të qendrës së Wellington.

52 zogj të tjerë u lëshuan midis shkurtit dhe majit të këtij viti, me 200 të tjerë që do të pasojnë gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Kjo u bë në kuadër të projektit Capital Kiwi Project për të nxitur mbarështimin e tyre në natyrë. Projekti filloi gjashtë vjet më parë. Të shohësh mbarështimin e ‘zogjve kivi’ është me të vërtetë kënaqësi”,-tha Paul Ward, themeluesi i projektit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE