U komentuan për raportin e tyre/ Buci merr surprizën nga e fejuara, i dashuri i Santianës refuzon…

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U komentuan për raportin e tyre/ Buci merr surprizën nga e fejuara, i dashuri i Santianës refuzon…

Pasi u prezantua klipi i Bucit dhe Santianës gjatë spektaklit, të dy banorët e mohuan që kishte diçka mes tyre.

Pas gjithë kësaj, e dashura e Bucit i dërgoi atij fillimisht një audio mesazh, duke u shpjeguar që nuk donte të shkonte ta takonte.

Gjatë audios ajo shprehet e pakënaqur me veprimet e Bucit, duke i thënë: “Mos e harro veten kush je, mos harro për çfarë arsye ke hy, mos e harro që po të shohim.”

Buci pasi dëgjoi audion, u surprizua nga e dashura, që i hyri në shtëpi, gjatë lojës ngriva-shkriva.

Pas takimit të tyre me shumë përqafime, e dashura e Bucit, Verona, e ftoi atë në dhomën e sekreteve.

“Unë e di që këtu është lojë, unë vetëm po shpresoj që ti nu ke ke harru qëllimin kryesor që ke hy në Big Brother, dhe arsyen që je këtu.” – fillon rrëfimin Verona.

Buci i premtoi asaj që nuk do të veprojë më njësoj duke i thënë: “Nesër ke me u çuditë”.

“Jo, prej këtij momenti që e çelë derën” – ishte përgjigjja e prerë e Veronës.

Nga ana tjetër partneri i Santianës kishte refuzuar të dërgonte një mesazh për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE